Anulohet seanca e Kuvendit të Shqipnisë: Deputetët janë në Francë tue kqyrë ndeshjen Francë-Shqipni

Kuvendi i Shqipnisë ka anulue seancën plenare të ditës së nesërme. Shkak i shtyemjes së seancës asht mungesa e projektligjeve për me kalue në votim.

Megjithatë, nji tjetër arsye asht edhe ndeshja e futbollit Shqipni-Francë e vlefshme për finalet e Kampionatit Europian të Futbollit.

Nji pjesë e mirë e deputetëve kanë udhëtue drejt qytetit francez Marseille, për me ndjekë nga afër sfidën e randësishme të kuqezijve, të cilët për herë të parë marrin pjesë në nji kampionat Europian të Futbollit.