Arda Turan–Kosova, Fatih Terim në presion të madh

Ish Presidenti i Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak, i ka ba thirrje Fatih Terimit me ftue Arda Turanin në ndeshjen me Kosovën.

Fatih Terim ka prishë marrëdhaniet me yllin e Barcelonës, dhe për këtë arsye nuk po e fton, por rezultatet e fundit kanë kallxue se ai ka gabue.

“Mësuesi Fatih Terim, të kam dasht dhe kemi kalue kohna të mira. Si qenie njerëzore të preferoj me ftue Arda Turanin”, ka deklarue Albayrak, shkruen “Star.com.tr”.

Turqi – Kosovë luhet me 12 Nandor. Turqia ka dy pikë në grupin I, nji ma shumë se sa Kosova.