Armand Duka nderohet nga Kosova

Presidenti i Federatës së Shqipnisë të Futbollit Armand Duka, asht vlerësue nga sportdashësit dhe qeveria e Kosovës.

Në nji ceremoni të zhvillueme sot në Prishtinë, ai ka marrë “Mirënjohjen” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ky vlerësim, asht dhanë për kontributin e madh që Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, ka dhanë në kualifikimin dhe paraqitjen e Shqipnisë në Kampionatin Europian Francë 2016, si dhe për mbështetjen e fuqishme që i bani pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në FIFA dhe UEFA”,- thuhet në njoftimin e FSHF’s.