Arsenal don nji tjetër shqiptar, mbas Xhakës

Mbas lëndimit të qendërmbrojtësit, Per Mertesacker, i cili ka me mungue pesë muej, Arsen Wenger duhet me transferue patjetër nji mbrojtës.

E përditshmja angleze, Mirror, ka raportue se Arsenali ka nisë bisedimet me mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi gjerman, gjithashtu asht raportue se mundet me u tranferue edhe te ekipi italian, AC Milan.