Arsenal e tepron, kërkon edhe yllin tjetër të Leicester

Mbas Jamie Vardy, Arsenal asht tue kqyrë mundësinë që me transferue në ‘Emirates Stadium’ edhe Riyad Mahrez.

Simbas ‘The Sun’, transferimi i Jamie Vardy tashma mund të quhet punë e kryeme, sulmuesi anglez ka me veshë fanellën e Arsenal’it sezonin e ardhshëm.

Por, Arsene Wenger nuk dëshiron me u ndalë me kaq. Simbas ‘The Sun’, Arsenali tash dëshiron edhe lojtarin tjetër të Liecester City, anësorin Riyad Mahrez.