Arsenal gjen trajnerin e ri

Drejtuesit e Arsenalit e kanë gjetë mbasardhësin e Arsene Wengerit.

Eddie Howe, trajneri aktual i Bournemouthit, asht kandidati serioz për ta marrë drejtimin e Arsenalit në fund të këtij sezonit, raporton Daily Star.

Simbas tabloidit britanik, Arsen Wenger ka me u largue nga ekipi në fund të sezonit, atëherë edhe kur ka m’i skadue kontrata me ekipin londinez.

Howe asht tue e drejtue me sukses Bournemouthin që nga viti 2012. Ai arriti që me këtë ekip të ngjeitet në Premierligë në sezonin 2014/2015.