Arsenali asht gati me ba “çmenduninë” për Alvaro Morata

Sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata asht në qendër të objektivit të anglezëve të Arsenal’it.

E përditshmja britanike “The Sun” raporton se “Topçijtë” janë të gatshëm me ofrue nji pagë të majme, prej 10 milionë euro në sezon, për me i sigurue shërbimet e spanjollit.

Më nji ofertë të tillë, Alvaro Morata vështirë që ka me kundërshtue për me luejtë në Premier League sezonin e ardhshëm.