Arsenali ju rikthehet fitoreve. Mund me 2 golla Evertonin

Mbas tri ndeshjeve pa fitore në Premierligë, Arsenali ka arritë me i rrëmbye tri pikë, tue mposht në xhiron e 31’të Evertonin.

Skuadra e Arsene Wenger ma në fund i asht rikthye fitoreve në Premierligë mbas dy humbjeve dhe nji barazimi.

Arsenali e mposhti si mysafirë Evertonin me rezultat të pastër 0:2 tue ju ofru në tetë pikë në renditje Leicester Cityt.

Gollat për skuadrën e Wenger i shenuen Danny Welbeck dhe Alex Iwobi.

Mbas kësaj fitoreje, Arsenali ka grumbullu 55 pikë, tetë ma pak se Leicester City që në xhiron e 31’të i shkon mysafirë Crystal Palaces.

 

Arsenali n’epersi ndaj Evertonit. Ky asht golli i Welbeck!

Arsenal ka kalue n’epërsi kundër Evertonit në ndeshjen e javës së 30’të në Premier League.

Asht sulmuesi Danny Welbeck që mbas nji asistimi të bukur nga Sanchez ka shenue për 0:1 në minutën e shtatë të takimit.