Arsyeja pse u arrestue kreu i Komitetit Olimpik Europian!

Kreu i Komitetit Olimpik Europian, Patrick Hickey, asht arrestue në Rio me akuzën e shitjeve masive ilegale të biletave për garën gjigante sportive.

71-vjeçari dyshohet se ka furnizue me bileta shitësit ambulantë, të cilët i shesin ato në tregun e zi me çmime tepër të nalta.

Arrestimi i Hickeyt vjen disa ditë mbas arrestimit të nji tjetër personi në Rio, i cili kishte shitë 800 bileta ilegale.

Policia tha se Patrick Hickey, i cili njikohësisht drejton edhe Këshillin Olimpik të Irlandës, u mundue të largohej, ndërsa kishin shkue ta arrestonin, tue u mshef te dhoma ngjitë ku qëndronte djali i tij.