“AS”: Skandali i penalltive për Barcelonën (foto)

Real Madrid e ka nisë mjaft keq mbaasi ka mbetë 7 pikë larg Barcelonës.

E përditshmja madrilene, “AS”, ka zbulue statistikën negative që asht tue e amtue ekipin e drejtuem nga Zinedine Zidane.

Simbas saj, Real Madrid, asht tue u damtue nga vendimet e referëve dhe këtë e mbështet me faktin se ekipi ka fitue 17 penallti dhe asht ndëshkue me 9 të tjera në 81 javët e fundit të La Liga’s.

E kundërta ndodh me Barcelonën që në 81 javët e fundit ka fitue 30 penallti dhe asht ndëshkue veç me 1.