“As Zidane s’mundet me m’bindë me kalue në Real Madrid”

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka thanë se nuk asht i interesuem që me u transferue te Real Madrid, madje ka theksue se as bashkëkombasi i tij Zinedine Zidane s’ka me mujt me bindë që me u transferue në Santiago Bernabeu.

Griezmann në këtë sezon ka qenë në nji formë të shkëlqyeme tue shënue 32 golla në 53 paraqitje për Atletico Madridi në tana garat, ndërsa asht në bisedime për me vazhdue kontratën me ekipin spanjoll.

Për 25 vjeçarin kanë shprehë interesim ekipet ma të mëdha europiane. “Nëse Zidane më thirrë dhe më kërkon që me u bashkue me Real Madrid, ka me i thanë se jam te Atletico. Zidane asht nji person i mrekullueshëm, por unë jam këtu. Madje, jam edhe në bisedime për me vazhdue kontratën, dhe shpresoj që me u arritë”, ka thanë Griezmann, raporton Goal. /Rrokum.TV