Asensio s’luen sonte për Real’in në Champions, arsyeja ka me ju shokue

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka ftue 19 lojtarë për ndeshjen kundër Apoel’it që zhvillohet sonte në 20:45h. Përveç Benzema’s të lënduem, në listë vërehet mungesa e Marco Asensios.

Në konferencën para ndeshjes, Zidane spjegoi që Asensio kishte nji problem me kambën. Në fakt, mediat spanjolle raportojnë se Asensio asht infektue në kambë mbas depilimit. Depilimi ka shkaktue infektimin e likurës dhe mjekët kanë rekomandue që ai mos me luejt në këtë ndeshje.

Lista e plotë e Real Madrid:

Portierë: Navas, Casilla dhe Luca Zidane.

Mbrojtës: Carvajal, Sergo Ramos, Varane, Nacho, Marcelo dhe Theo.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Kovacic dhe Ceballos.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Bale, Lucas Vázquez dhe Mayoral.

Shperndaje në: