Asht konfirmue orari i ndeshjeve të Kosovës për Botnorin 2018 dhe çashtja e stadiumeve kosovare

Federata e Futbollit të Kosovës, të Diellen përmes nji njoftimi ka konfirmue orarin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës për kualifikimet e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Kombëtarja jonë, historinë e re në futbollin botnor ka me nisë me 5 Shtator në Finlandë, ndërsa lojën e parë si vendase e luen më 6 Tetor kundër Kroacisë, edhe pse kjo ndeshje nuk ka me u luejtë në Kosovë.

Simbas FFK’s, Kosova ndeshjet si vendëse këtë vit nuk mundet me i luejtë në Kosovë, mbasi që për shkaqe sigurie nuk mundet me i luejtë ndeshjet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Përfaqësuesja e Kosovës nuk mundet me i zhvillue ndeshjet në Mitrovicë për shkaqe sigurie, deri në nji vendim tjetër, ndërsa stadiumi i Prishtinës mbetet i vetmi opcion për vitin e ardhshëm, nëse i plotëson kriteret e kategorisë së katërt të UEFA’s për stadiume. FFK’ja duhet që menjiherë me dërgue në UEFA emnin e stadiumit alternativ që mundet me zgjedhë mbrenda shteteve anëtare të UEFA’s”, asht thanë në njoftimin e FFK’s.

Ky asht orari zyrtar i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusia 2018”:

Grupi I

E Hane, 5 Shtator; Finlanda – Kosova 20:45

E Ejte, 6 Tetor; Kosova – Kroacia 20:45

E Deiell, 9 Tetor; Ukraina – Kosova 18:00

E Shtune, 12 Nandor; Turqia – Kosova 20:45

E Premte, 24 Mars; Kosova – Islanda 20:45

E Diell, 11 Qershor; Kosova – Turqia 20:45

E Shtune, 2 Shtator; Kroacia – Kosova 20:45

E marte, 5 Shtator; Kosova – Finlanda 20:45

E Premte, 6 Tetor; Kosova – Ukraina 20:45

E Hane, 9 Tetor; Islanda – Kosova 20:45