Asht kry: Pogba vendos të ardhmen!

Mesfushori francez, Paul Pogba sezonin e ardhshëm ka me luejtë në Premier League ku ka me veshë fanellën e Manchester United.

Lajmi ende nuk asht zyrtarizue nga lojtari apo ekipet, por simbas burimeve të ‘Corriere Dello Sport’, ‘La Gazzetta Dello Sport’ dhe ‘The Sun’, Juventus ma në fund ka pranue 125 milionë euro plus 17 milionë euro në bazë të performancës së lojtarit.

“Pogba ka zgjedhë Mourinhon. Arrihet marrëveshja për 125 milionë euro”, asht titulli i parë i të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’.

Edhe e përditshmja britanike ‘The Sun’ shkruen se tashma asht arritë kjo marrëveshje transferimi dhe Pogba mundet me u quejtë sigurt lojtar i Manchester United.

Asht veç çashtje orësh zyrtarizimi mbasi këtë e ka konfirmue edhe agjeni i lojtarit Mino Raiola, i cili nga Manchesteri ka theksue se lojtari e ka mbyllë ciklin në Torino.

Pogba ka me nënshkrue nji kontratë 5-vjeçare me United, ku ka me përfitue 12 milionë euro në sezon.