Asht nënshkrue kontrata, qe kur nisin punimet në Stadiumin e Prishtinës

Punimet për renovimin e stadiumit të Prishtinës kanë me nisë shumë shpejt dhe ato kanë me u krye me kohë. Kështu janë zotue sot në konferencën e përbashkët për media, të mbajtun në stadiumin e Prishtinës.

Në konferencë ishin ministri i Sportit, Kujtim Shala, drejtuesit e Komunës së Prishtinës, FFK’s, ekipit të Prishtinës dhe kompanisë që ka me renovue stadiumin.

“Ne si kontraktues zotohemi se kemi me ba maksimumin dhe kemi me ja dalë që punimet me u krye në kohë”, thanë kontaktuesit e firmës AL Trade, që kanë me i krye punimet.

Në stadium kanë me u investue 5.7 milionë euro, 75 për qind të tyne i investon MKRS, 25 për qind Komuna e Prishtinës.

Punimet kanë me nisë mbas 10 ditëve.