Asht shkarkue Van Gaal

Manchester United ka shkarkue Louis van Gaal, vetëm dy ditë mbasi që holandezi ua fitoi atyne FA Cup ndaj Crystal Palace.

Van Gaal ka pasë nji sezon tejet të dobët me ekipin anglez, përveç triumfit në FA Cup, ndërsa vendin e tij pritet me marrë Jose Mourinho.

Përveç Van Gaal, edhe ndihmësit e tij Albert Stuivenberg dhe Frans Hoek kanë me u largue nga Old Trafford.