Asnji lojtar i Kombëtares së Shqipnisë nuk asht tue ngjinue

Te Hanen ka fillue Mueji i Shejtë i Ramazanit dhe dihet se disa nga futbollistët e kombëtares ngjinojne dhe janë besimtarë të rregullt.

Nga disa njohës futbolli, kjo u konsiderue si nji vështirësi shtesë në këtë kampionat, sidomos tue marrë shembull se ndeshja me Zvicrën asht në kulm të ngjinimit, në orën 15:00.

Mirëpo, gazetari shqiptar Endi Tufa, qe gjendet prane Kombetares se Shqipnise, deklaron:

“Stafi teknik nuk ka konfirmue se ndonjani prej lojtarëve ka fillue ngjinimin në ditën e Hane. Nuk e di se çka ka me ndodhë në vazhdim, por nga komunikimet që kam pas nuk ka me pas ngjinues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njoftoi nga Lannioni, Endi Tufa.