Ate që e bani FIFA për Kosovën e ban edhe UEFA

uefafifaaa

24 ditë mbas pranimit, UEFA në faqen zyrtare të saj ka vendosë Kosovën si anëtare të plotë, në mesin e anëtarëve të tjerë të kësaj shpie të madhe të futbollit.

Edhe përkundër se Kosova u ba anëtare e UEFA’s me 3 Maj, tue marrë 28 vota, aq sa duheshin në Kongresin e mbajtun në kryeqytetin hungarez, në Budapest, shpisë ma të madhe të futbollit Europian iu deshtën 24 ditë për me konfirmue këtë në faqen zyrtare të saj.

Për dallim nga UEFA, FIFA e kishte ba nji gja të tillë menjiherë mbas pranimit të Kosovës. Sidoqoftë, tashma këtë e ka ba edhe UEFA në faqen zyrtare, ku Kosova gjendet në mesin e 55 federatave anëtare të UEFA’s.