Athletic Bilbao në shok, lojtari 22 vjeçar me tumor

Ekipi i Athletic Bilbao ka konfirmue përmes nji deklarate për shtyp se futbollistit, Yeray Alvarez Lopez, i asht rikthye kanceri testikular.

Mbrojtësi 22-vjeçar e kishte fitue nji herë betejën me këtë smundje në vitin 2016. Por, tashma ai asht diagnostifikue sërish me tumor në testikuj.

Ky lajm ka shokue sërish lojtarin Yeray Alvarez Lopez, ekipin e Bilbaos dhe sigurisht tifozët e ekipit spanjoll e ma gjanë.