Atletico eliminon PSV

Nji ndeshje përplot emocionione ka qenë ajo e zhvillueme në “Vicente Kalderon” mes Atletico Madrid dhd PSV.

Mbasi në 120 minuta lojë ekipet nuk dhane asnji goll, ato shkuen në fazën e penalltive.
Loja e penalltive ka qenë nji “luftë” e vërtetë. U deshten plot 8 penallti nga secili ekip per ma shpall fituesin.

Atletico tashma asht ekipi i 6’te që kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e deri tash janë kualifiku edhe Real Madrid, PSG, Wolfsburg, Benfica dhe Manchester City.