Atletico Madrid ban goditjen e parë qysh tash

Atletico Madrid ka ba nji goditje me të vërtetë të madhe tue ble anësorin e ekipit portugez Benfica, Nicolas Gaitan.

Marrëveshja asht krye, ndërsa zyrtarizimi pritet me u ba mbas finales së Champions League, që Atletico MAdrid e luen me 28 Maj kundër Real Madrid, transmeton Rrokum.TV.

Ky transferim i ka kushtue Atletico’s 20 milionë euro, ndërsa Gaitan ka me nënshkrue kontratë 4 vjeçare. /Rrokum.TV