Atletico Madrid përveç finales mundet me humbë edhe trajnerin Simeone

Trajneri argjentinas Diego Simeone thotë se asht e vështirë për me pa se qysh ekipi i tij jep gjithçka dhe prapë humbë nji finale të dytë mbrenda 3 viteve.

Trajneri i Atletico Madrid ka theksue se asht tue e shqyrtue të ardhmen e tij te ekipi i Atletico’s, mbas humbjes ndaj Real Madrid në finalen e Champions League, transmeton Rrokum.TV.

“Kur ju jepni gjithçka nga vetja dhe kjo prapë nuk asht e mjaftueshme, kjo asht e vështirë”, ka theksue Simeone.

“Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme, por unë nuk jam i lumtur mbas kësaj humbje”, ka deklarue Simeone, tue lanë me kuptue se mundet me u largue nga Atletico Madrid. /Rrokum.TV