Atletico Madrid prezenton lojtarin e ri

Atletico Madrid prezentoi blemjen e tij ma të fundit Kevin Gameiro, që nënshkroi nji kontratë katër vjecare me ekipin madrilen.

Ekipi nga “Vincente Calderon” nuk bani të ditun detajet financiare të marrëveshjes me Sevillan për transferimin e tij nga “Ramon Sanchez Pizjuan”, me ekipin andaluzian që dihet veç se e ka marrë në formë huazimi argjentinasin Luciano Vietto për nji sezon.

29 vjecari, që ka shënue 67 golla në 3 sezone për ekipin e Sevilla’s tue fitue dhe 3 herë Europa League u shfaq mjaft i lumtun për këtë transferim të tijin, derisa premtoi se ka me dhanë maksimumin që me fitue titullin kampion në ekipin e drejtuem nga Diego Simeone.