Atletico, në finalen e Champions-it me 25% zotnim topi

Ata që mendojnë se asht e nevojshme me e pas zotnimin e topit për me fitue nji ndeshje futbolli, gabohen. Këtë gja e tregoi Atletico Madrid dhe jo vetëm në gjysëfinalet ndaj Bayern Munchen, por edhe në çerekfinalet ndaj Barcelonës.

Në 4 ndeshjet e fundit të Champions League, bardhekuqtë madrilenë nuk kanë kalue kurrë 28% të zotnimit të topit, me nji mesatare prej 25.5%.

Në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës patën nji zotnim topi prej 25.6% dhe humbën në “Camp Nou” 2-1. Në ndeshjen e kthimit, fituen 2-0 tue mbajtë topin vetëm 22.8% të kohës.

Pak e shumë të njajtat shifra edhe në ndeshjet ndaj bavarezëve. Në ndeshjen e parë ja dorëzuen topin Bajernit (26.2%) dhe u mjaftuen me nji goll të Saulit, ndërsa në “Allianz Arena” mbajtën topin 27.4% të kohës. Kjo i mjaftoi për me ba nji goll, për me gjuejt nji penallti dhe për me kalue n’finale.