Atletico në gjysëfinale, eliminon Barçën nga Champions

Kampionët e Europës, Barcelona, dalin jashtë Uefa Champions League. Atletiko e Madridit arriti me eliminue blaugranat mbas nji ndeshje të luejtun me shumë zemër në “Vicente Calderon”, të cilin ekipi i Simeones e fitoi 2-0 tu i heq lojën dhe idetë Barcës. Griezzman ishte heroi i Atletikos me nji dy-gollësh, njanin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa nuk munguen dhe polemikat në fund, mbas nji topi të prekun me dorë nga Gabi në të 90’tën, të cilën Rizzoli e cilësoi si jashtë zone. Gjithsesi ishte nji kualifikim i merituem për Atleticon, që goditi Barcelonën atëherë kur duhej, me francezin që shënoi golin e parë në të 36’tën.

Barca që deri në ato çaste nuk kishte prodhue asgja, nuk pati reagimin e duhun dhe Atletico në të 88’tën shfrytëzoi sërish nji zbritje për me fitue nji 11-metërsh mbas topit të prekun me dorë nga Iniesta. U mbyll gjithçka me polemikat e Barcës me Rizzolin dhe goditjen jashtë të Messit, me kampionët që u eliminuen.