Atletit jug-afrikan ja rrisin denimin me burg!

Atleti jug-afrikan Oscar Pistorius asht dënue me 6 vjet burg për shkak të vrasjes së ish të dashtunës së tij Rive Stenkamp në vitin 2013.

Pistorius në shkallën e parë asht denue me 5 vjet burg por mbas ankesës denimi i tij asht rrit për nji vit.

Pistorius më 14 Fror të vitit 2013 në shtëpinë e tij ka vra me armë zjarri të dashtunën e tij Riva Stenkamp.

Ai fillimisht ka thanë se e ka vra të dashtunën tue mendue se asht nji hajdut.