Aziz Salihu shkon për shërim jashtë vendit

Aziz Salihu, legjenda e boksit, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Angeles ka ma tepër se dy muej që asht shtri në spitalin e Prishtinës.

Që nga shtrimja e tij në spital para dy muejve, mjekët kosovarë nuk kanë arritë me diagnostifikue se nga çka vuen bokseri legjendar.

Me shpresë se ka me gjetë sherim, Aziz Salihu sot niset sot për në Turqi.

Lajmin e ka dhanë djali i Zizit, Mentor Salihu, i cili ka thanë se mjekët kosovarë e kanë mbajtë me shpresë me fjalët “Mirë asht, na e kemi në dorë”.

Qe çka shkruen djali i Aziz Salihut:

Ka 2 muaj i padiagnostifikuar ne spitalin infektiv ne Prishtine duke ju kerkuar gjithmon nje pergjigje mjekve dhe duke ju lutur te na tregojn se a jan ngjendje me sheru a jo apo ta dergojm diku jasht,gjithmon me fjalen Mire eshte ne e kemi ne dor ..Dhe ja si duket Aziz Salihu …
Me shpresen per nje mundesi te dyt per sherim sod transferohet ne Turqi …
Me ndihmen e Zotit lutemi te sherohet sa ma shpejt … 🙏🏼😓.