Bahet zyrtare lista e Kosovës përballë Turqisë, mungon nji yll i madh!

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka zbardh listën e futbollistëve të grumbulluem për takimin ndaj Turqisë.

Në këtë listë mungon ylli i mesfushës, Hekuran Kryeziu i cili asht i suspenduem mbasi ka marrë dy kartonë të verdhë.

Gjithsesi emnat e ri janë nga reparti defansivë ku për herë të parë grumbullohen Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.

Për këtë takim trajneri Albert Bunjaku ka grumbullue 22 futbollistë me të cilët synon me befasue Turqinë vendase e cila asht favorite në këtë takim.

Përpos Hekuran Kryeziut, mungojnë edhe Elbasan Rashani, Ardian Ismajli, Sinan Bytyqi, Loret Sadiku dhe Labinot Kabashi.

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti

 Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Besar Halimi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha,