Bale e ka teprue me këtë deklaratë!

Gareth Bale dëshiron me fitue Kampionatin Europian me Wales. Mbas triumfit të dytë në karrierë me Real Madrid në Champions League, Gareth Bale i ka kthye sytë kah nji tjetër trofe i randësishëm.

Anësori i Real Madrid dëshiron që me fitue Kampionatin Europian me Wales këtë vit.

“Kemi me shkue për me luftue edhe për ate trofe, pse jo?” tha Bale. Pjesëmarrja e Bale në Europian, ka me qenë e para në karrierën e tij në nji organizim madhor me kombëtaren.