Bale mundet me u ba si Ronaldo

balee

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane asht shpreh i lumtun që Gareth Bale ka lanë mbrapa lëndimet, ndërsa ka theksue se ai mundet me pas vazhdimësinë e Ronaldos.

Bale i siguroi mbramë fitoren Real Madridit kundër Sociedadit, kurse nji javë ma parë kishte shënue dy golla kundër Rayo Vallecanos.

“Jam i lumtun për Bale, mbasi kishte shumë lëndime. Jam i lumtun me pa tue luejt 90 minuta. Ai mundet me e ba atë që banë Ronaldo, dhe me luejt shumë ndeshje”, ka thanë Zidane.