Banega-Inter, Zanetti konfirmon gjithçka

Legjenda e Inter’it, Javier Zanetti ka zbulue se ish ekipi i tij i ka sigurue shërbimet e mesfushorit të Sevilla’s, Ever Banega.

Banega ka qenë i lidhun që nji kohë të gjatë me “Nerrazzurët”, teksa nga ekipi andaluzian asht mohue nji gja e tillë.

“Kemi ba mirë që kemi transferue nji lojtar si Banega pa pare. Ai ka personalitet dhe karakter. Ai asht nji lojtar, i cili nuk frikësohet”, u shpreh Zanetti.