Barca s’e leshon Messin deri në fund!

Barcelona po planifikon që t’ia vazhdoj kontratën Lionel Messit deri në vitin 2022.

Drejtuesit e Barcelonës gjatë kësaj vere i pret nji punë e madhe, mbasi disa nga yjet e skuadrës janë afër skadimit të kontratave si: Lionel Messi, Neymar e Sergio Busquets.

Simbas të përditshmes sportive katalune, Mundo Deportivo, ekipi nga Camp Nou po planifikojnë që t’ia vazhdoj kontratën yllit argjentinas deri në vitin 2022.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, por udhëheqësit e ekipit po mendojnë ta blindojnë sa më shpejtë yllin e tyne.

Nëse Messi e vazhdo kontratën deri në vitin 2022, atëherë do të jetë 38 vjet, që nënkupton se do të jetë në përfundim të karrierës.