Barcelona, ​​për m’i dhanë goditjen fatale Pep Guardiolës (foto)

Barcelona ka me kërkue fitoren e katërt të Martën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City dhe praktikisht me sigurue kualifikimin për në raundin e dytë.

Dueli mes ekipit anglez dhe atij katalanas ka me u fokusue në tri pika kyçe: fitorja e Luis Enrique dhe të tijve siguron praktikisht vendin e parë të Barcelonës në fazën e grupeve.

Nëse triumfojnë “dishepujt” e Pep Guardiolës, Manchester City ka me mbetë dy pikë mbrapa liderit të grupit dhe dy ndeshjet e fundit kanë me qenë të nji randësie të madhe.

Barcelona ka me u paraqitë në “Etihad Stadium” me formacionin e vet ma të mirë.

E vetmja pikëpyetje asht se kush ka me luejt në rolin e Iniesta, edhe pse turku Arda Turan ka ma shumë shanse me nxanë vendin e kapitenit të lënduem randë në “Mestalla”.

city-barcelona