Barcelona-Celtic, të rejat nga gjendja e Messit

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thanë se edhe ai edhe Messi kanë dëshirë që ky i fundit me luejt ndeshjen e sotme përballë Celtic në Champions League që prej minutës së parë, por argjentinasi nuk asht i gatshëm të luej për 90 minuta.

Messi mësohet se ka probleme me kofshën e majtë. Këtë e pranoi edhe vetë lojtari nji ditë ma parë, kur tha se po luen me dhimbje, andaj katalanasit nuk duen të rrezikojnë ma shumë.

“Fillimisht duhet të shohim gjendjen e tij fizike dhe mandej të vendosim se sa ka me luejt.