Barcelona dështon me transferue lojtarin për arsye qesharake

Hatem Ben Arfa nuk ka udhëtue drejt Barcelonës për nji arsye që mundet me u dok qesharake.

Simbas “L’Equipe”, kjo ka dështue për shkak se ai ka ndje dhimbje fyti.

Nuk dihet ende nëse marrëveshja mes palëve ka dështue përfundimisht, por nji gja e tillë ka me u mësue gjatë ditëve në vahdim.

Ndryshe, ishte pikërisht “L’Equipe” ajo që kishte shkrue se Ben Arfa ka me udhëtue drejt Barcelonës t’Hanen, për me nënshkrue kontratën.

Ben Arfa asht nji prej lojtarëve ma n’formë për momentin tue zgjue interesimin e shumë ekipeve për me transferue ate. Barcelona asht favorite, ndërsa për Ben Arfan janë interesue edhe PSG e Milani.