Barcelona e shkatërron Getafen me 6 golla!

Barcelona ka vazhdue me formën edhe në xhiron e 29’të në La Liga tue shkatërru Getafen 6:0 në ndeshjen që u zhvillu në ‘Camp Nou’.

Kjo ishte ndeshja e 37’të pa humbje për katalunasit në të gjitha garat.

Skuadra e Luis Enriques u shfaq e rrezikshme që nga fillimi i takimit ku shenoi katër golla që në pjesën e parë dhe dy të tjera në pjesën e dytë.

Gollat për katalunasit i shenuen Lionel Messi, Munir El Haddadi, Arda Turan, dy i shenoi Neymar dhe nji tjetër u shenu autogoll nga Juan Rodriguez.

Mbas kësaj fitoreje, Barcelona asht rrugës së mirë për me u shpall për të dytën herë me radhë kampion i La Ligës.

Katalunasit kanë grumbullu 75 pikë, 11 ma shumë se Atletico Madridi dhe 15 ma shumë se Reali, këto dy të fundit kanë nga nji ndeshje ma pak të zhvilluem.

 

Shperndaje në: