Barcelona fiton betejën me Ligën Spanjolle

Tifozët e Barcelonës munden me përdorë flamujt e Katalonisë në finalen e Kupës së Mbretit përballë Sevilla’s.

Flamuri në fjalë u kthye në nji “mollë sherri” mes ekipit “blaugranas” dhe Ligës Spanjolle.

Kjo e fundit vendosi nji ditë ma parë që tifozët katalanas të mos lejohen me manifestue me flamurin e Katalonisë në finalen e së Diellës.

Gjykata ka anulue urdhnin për ndalimin e flamujve të njohun ndryshe si “Estelada”, tue lejue hymjen e tifozëve me simbole të tilla.

Ekipi i Barcelona’s vjen nga qyteti me të njajtin emër, që dhe asht pjesë e Republikës Autonome të Kataonisë.