Barcelona, kampione e Spanjës

Barcelona ka mundun 3-0 ekipin e Granada, falë nji tre-gollëshi të Luis Suarez, tue fitue kështu për të 24-tën herë titullin kampione e Spanjës, këtë herë me Luis Enrique si trajner.

Katalanasit kanë lanë mbas vetëm me 1 pikë rivalët historikë të Real Madrid, që kanë arritun nji fitore të padobishme në fushën e La Coruna, 2-0 kundër Deportivo.

Barcelona me sukses u shpallë kampione, mbasi ndeshjet e fundit ka shënue nji mori golla. Kështu, Barcelona e mbyllë sezonin të paktën me nji trofe, mbasi asht eliminue nga Liga e Kampionëve.