Barcelona në top-listë me sponsorin e ri (foto)

Barcelona ka me përfitue ma së shumti në botë nga marrëveshja me sponsorin e ri, Rakuten.
Barcelona dhe kompania japoneze, Rakuten, kanë nënshkrue kontratë katërvjeçare.

Ekipi katalunas ka me bartë reklamën Rakuten në fanella nga sezoni 2017-18.

Nga kjo kontratë kampioni i Spanjës ka me përfitue 55 milionë euro në sezon (220 milionë euro për katër vite)

Me këtë kontratë ekipi katalunas ka me kalue marrëveshjen e Manchester Unitedit me Chevroletin, e cila kap shifrën e 54 milionë eurove në sezon, shkruen Mundo Deportivo.

 

Top 5 sponsorët

 

Barcelona –Rakuten, 55 milionë euro (2017-2021)

Manchester United – Chevrolet, 54 milionë (2014-2021)

Yokohama – Chelsea, 44 milionë (2015-2020)

Bayern -Deutsche Telekom, 35 milionë (2015-2023)

Real Madrid -Fly Emirates, 30 milionë (2013-2018)

 

1-sponsori