Barcelona-Neymar-PSG, ky asht lajmi i fundit zyrtar

Përfaqësuesit ligjorë të Neymarit i kanë paraqite ofertën prej 222 milionë euro Barcelonës për sulmuesin brazilian.

Barcelona përmes nji komunikate në faqen e ekipit, ka ba të ditun se përfaqësuesit ligjorë të Neymarit në mëngjesin e ditës së sotme, kanë vizitue ekipin katalan dhe i kanë paraqite ofertën prej 222 milionë euro, për prishjen e njianshme të kontratës.

Barcelona siç e parasheh në klauzolën e lojtarit, ka pranue ofertën, ndërsa detajet tjera të operacionit i kanë kalue UEFA’s për me i pa përgjegjësitë disiplinore që munden me linde nga ky rast.