Barcelona nuk hek dorë nga super-mbrojtësi

barcelonaa

Mbrojtësi i skuadrës së Borussia Dortmund, Mats Hummels vazhdon me mbet në axhendën e Barcelonës. Lajmi konfirmohet nga gazeta gjermane “Bild” ku simbas saj, drejtori i përgjithshëm i blaugranave për merkaton jashtë Spanjës, Ariedo Braida, ka nis punën që me vendosë në dispozicion të trajnerit Luis Enrique për sezonin e ardhshëm 27-vjecarin. Hummels ka nji kontratë më verdhezinjtë që përfundon në Qershor të 2017 dhe nga ana tjetër doket se dhe dëshira e vet lojtarit asht me ndryshue skuadër. 32 milionë Euro asht shuma që duhet me pague Barcelona nëse dëshiron me ba t’mundun transferimin në Camp Nou të shtatlartit të kombëtares gjermane.