Barcelona-PSG? Zidane befason me deklaratën e tij

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, në konferencën e fundit për shtyp, asht pyetë nëse Barcelona mundet me e kthye rezultatin prej 0-4 nga ndeshja e parë, për me kalue në çerekfinale.

“Na nuk kqyrim se çka bajnë të tjerët, vetëm punën tonë”, deklaroi fillimisht Zidane.

“Megjithatë, mendoj se ajo fitore erdhi për PSG mbasi ata ishin në formë të mirë dhe Barcelona humbi, sepse nuk ishte në ma të mirën e saj. Por, ka edhe nji ndeshje të kthimit dhe të gjithë e dijmë se Barcelona asht ekip i shkëlqyem”.