Barcelona transferon nji lojtar të Gjermanisë

Mbrojtësi i Gjermanisë dhe Kolnit, Jonas Hector mundet me u transferue në Barcelonë.
Jonas Hector ishte nji prej zbulimeve të “Euro 2016”.

Mbrojtësi i Kolnit u dallue me paraqitje të mira për Gjermaninë dhe kjo ka ba që ai me u kërkue nga ekipe të ndryshme europiane, përfshi Barcelonën.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka njoftue se Barcelona ka identifikue Hectorin si përforcimin e nevojshëm në “Camp Nou”.