Barcelona transferon nji mbrojtës për 30 milionë euro

Barcelona e ka krye me sukses marrëveshjen me Lyonin për me transferue mbrojtësin Samuel Umtiti.

Prezentimi i talentit kamerunas ka me u ba ditën e nesërme gjatë mbledhjes së bordit të Barcelonës, shkruen “L’Equipe”.

22-vjeçari luen në qendër të mbrojtjes, ndërsa tashma ai asht pjesë e Francës në Kampionatin Europian.