Barcelona u rikthehet fitoreve me shumë golla (Video)

Barcelona u asht rikthy fitoreve në La Liga, derisa Leo Messi u rikthy me golla nga lendimi.
Barcelona ka gjetë rrugën drejt fitores në La Liga mbas deshtimit ndaj Celta Vigos.

Ekipi i Luis Enriques, ka mposht 4:0 Deportivon në xhiron e tetë në La Liga, në ndeshjen që u zhvillue në ‘Camp Nou’.

Gollat për Barcelonën i realizuen, dy Rafinha, nji Luis Suarez dhe nji tjetër Leo Messi, i cili u rikthye me golla mbas lendimit që e mbajti ma shumë se 3 javë jashtë fushave.

Mbas kësaj fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 16 pikë.

Nji ma shumë se Atletico Madridi e Real Madridi, që sonte luejnë kundër Granadas, respektivisht Betisit.