Basketboll: Kosova ban hajgare me San Marinon

Kosova e ka mundë në Kampionatin Europian U-18 të Basketbollit me rezultatin 100:57, San Marinon. Njeriu i ndeshjes në këtë sfidë asht shpallë Genti Shala, i cili ka realizue 15 pikë për ekipin kosovar.

Kosova u mposht në gjysëfinale nga Azerbajxhani, por gjithsesi paraqitjet e djemve kosovarë në këtë garë munden me u konsiderue si fantastike.