Bastoret bajnë hajgare edhe me Shqipninë

Kombëtarja Shqiptare më 9 Tetor pret Spanjën në ‘Loro Boriçi’.

Mbas fitoreve ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit, ekipi i drejtuem nga Gianni De Biasi përballet me Spanjën, në të cilën ndeshje kërkon fitoren e tretë, për të arritë në kuotën e 9 pikëve.

Por, në nji fitore eventuale të Shqipnisë doket se nuk besojnë bastoret, që e kanë kuotue me 10 euro fitoren e kuqezijve.

Me 4.75 asht kuotue barazimi dhe 1.33 fitorja e Spanjës.