Bayern don me ja marrë lojtarin Arsenalit

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti ka vendos qysh tani objektivat në merkaton e transferimeve për sezonin e ri. Si objektiv primar, Carlo Ancelotti pritet me e pas anësorin Alexis Sanchez. Ky i fundit nuk po arrin me fitue asgja me Arsenalin dhe mundet me qenë arsyja kryesore për me u largue. Franck Ribery dhe Arjen Robben janë dy lojtarët, të cilët janë në moshë dhe për këtë, ish-trajneri i Real Madrid kërkon zëvëndësimin e tyne.