Bayern, Juve dhe City në garë për yllin e Arsenalit

Arsenal doket se ka me pas shumë të vështirë me mbajtë në radhët e tij Alexis Sanchez. Së mbrami, sulmuesi kilian asht shfaqun i pakënaqun te “topçinjtë” e Londrës dhe po mendon që me kërkue largimin nga Arsenali në merkaton e kësaj vere.

Simbas asaj që publikohet te tabloidi “The Sun”, Sanchez asht prej kohësh në shënjestrën e Bayern dhe Manchester City, ndërkohë që në këtë garë tashma asht përfshi edhe Juventusi, i cili simbas mediave italiane, po monitoron me vëmendje situatën e futbollistit.

Nuk asht hera e parë që Juventus shfaq dëshirën për me pas në radhët e tij sulmuesin kilian. “Zonja e Vjetër” tentoi blemjen e kartonit të tij edhe në vitin 2011, kur Sanchez ishte te Udinese, por në atë kohë kiliani preferoi transferimin në Spanjë te Barcelona.