Bayern bahet kampion, e then rekord historik

bayernn

Bayern Munichu asht shpall kampion i Gjermanisë për herë të katërt me radhë, mbas fitores prej 2:1 si mysafir i Ingolstadtit.

Ekipi i Pep Guardiolës ka fitue Bundesligën për herë të katërt me radhë, nji xhiro para perfundimit të edicionit 2015/16, tue mposht 2:1 si mysafir Ingolstadtin.

Gollat për Bayernin i shenoi Robert Lewandowski, derisa për vendasit gollin e nderit e shenoi Moritz Hartmann.

 

2-bayernn

 

Ky asht titulli i 26’te në histori të klubit bavarez.

Derisa po bahet luftë e madhe për mbijetesë.

Hannoveri tashma ka ra në Bundesliga 2, ndërsa ekipet tjera që rrezikojnë ranien janë Eintracht Frankfurt, që mori tri pika shumë të randësishme ndaj Borussia Dortmundit, gjithashtu edhe Stuttgart e Werder Bremen.

Këto janë rezultatet e xhiros së 33’te të Bundesligës dhe renditja në tabelë.